FSHF-ja kërkoi hapjen në kapacitet të plotë të stadiumeve

Futboll

FSHF-ja kërkoi hapjen në kapacitet të plotë të stadiumeve

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:02
FSHF-ja kërkoi hapjen në kapacitet të plotë të stadiumeve

FSHF-ja kërkoi hapjen në kapacitet të plotë të stadiumeve, Ministria e Shëndetësisë refuzon kërkesën. Ja vendimi!

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së FSHF-së për të lejuar praninë e tifozëve në kapacitet të plotë të stadiumeve në sezonin e ri futbollistik.

Ditën e djeshme u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, dhe mbledhja e drejtuar nga Mira Rakacolli mbajti në fuqi vendimin për praninë e tifozëve në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumeve.

FSHF-ja kishte shpresë për një hapje të plotë të dyerve të stadiumeve si në ndeshjet e Kombëtares në shtator ashtu dhe të sezonit të ri të Superiores, por rritja në mesa e rasteve ka bërë që qeveria të mbaje ende në fuqi masat e miratuara disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat