Cana tërheq goglat në Stamboll

Futboll

Cana tërheq goglat në Stamboll

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:43
Cana tërheq goglat në Stamboll

Cana tërheq goglat në Stamboll!

UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, duke e ftuar që të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës,  i cili është duke u hedhur duke filluar nga ora 13:30 në Stamboll, në arenën ku pasditen e djeshme u përcaktua edhe shorti për Ligën e Kampionëve dhe u shpallën më të mirët e vitit. Së bashku me Canën është i pranishëm edhe turku Nihat Kahvexhi.

Për sa i përket Ligës së Konferencës, është një kompeticion që zhvillohet për herë të pare, teksa është niveli i tretë europian për klube, pas Champions-it dhe Europa Ligës. Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, teksa Lorik Cana është caktuar ambasador i finales.

Vlen të theksohet fakti se në fazën e grupeve bëjnë pjesë ekipe të rëndësishme në futbollin Europian si Totenhemi, Roma, Bazel, PAOK, Union Belin, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat