Verratti: Nuk besoja derisa e pash Messin

Futboll

Verratti: Nuk besoja derisa e pash Messin

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:38
Verratti: Nuk besoja derisa e pash Messin

Dukej e pamundur para disa javësh, por po, Leo Messi është lojtar i PSG dhe nesër pritet të debutojë me këtë fanellë ndaj Reims në Ligue 1.

Në fakt jo vetëm ne nuk e besonim se Messi do ishte i PSG këtë verë, por as ata në kampin francez.

Kështu shprehet Marco Verratti, mesfushori i PSG në një intervistë kur flet për Messin.

Ylli i Italisë tregon edhe për personalitetin e “Pleshtit” dhe lidershipin e heshtur të tij në fushë.

“Të kesh Messin këtu është e pabesueshme. Nuk e besoja se kishte ardhur deri në momentin që e pashë këtu. Ndoshta Leo nuk flet shumë, por ai ka shumë personalitet dhe mund ta ndjesh atë në fushë.

Është një udhëheqës, kampion dhe i dashur jo vetëm nga ata që janë tifozë të Barcelonës apo PSG. Nuk mendoj se do ketë vështirësi të përshtatet këtu”, tha ndër të tjera Verratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat