Liverpool– Chelsea, një duel tepër i ashpër

Futboll

Liverpool– Chelsea, një duel tepër i ashpër

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:57
Liverpool– Chelsea, një duel tepër i ashpër

Teksa mbeten vetëm pak ditë që të mbyllet kjo dritare, përsa i përket fazës së transferimeve të stinës së verës skuadrat e kampionatit anglez bëhen gati për të luajtur ndeshjet e treta të edicionit të 30 të Premier League-s.

Kalendari ofron menjëherë dy supersfida takimin Liverpool– Chelsea, një duel tepër i ashpër që vë përballë dy nga katër skuadrat pretendente për trofeun më të lakmuar, përsa i përket kompeticioneve në ishull por edhe sfidën mes Manchester City-t dhe Arsenalit që do t’i japë start javës së 3-të në orën 13:30, një ndeshje spektakolare edhe kjo për të mos u humbur në ekranin e Supersport.

Dy klubet e Manchester-it City dhe United lanë shpejt pikë rrugës, kështuqë sfida Liverpool–Chelsea mbetet tepër e vecantë për të parë ekipin që do të vazhdojë rrugën pa humbje, drejt misionit për të sulmuar titullin e kampionatit anglez.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy klubeve është rritur ndjeshëm, sidomos në dy dekadat e fundit dhe kulmin padyshim një përballje e tillë e arriti me përplasjet e forta ndërmjet trajnerëve të mirënjohur iberikë Jose Mourinho e Rafael Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat