Brdariç premton futboll të bukur

Futboll

Brdariç premton futboll të bukur

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:59
Brdariç premton futboll të bukur

Superiorja ka vonuar disi në këtë sezon të ri për shkak se në Shqipëri po implementohet VAR dhe njëkohësisht në fillimin e shtatorit do të jetë periudha e Kombëtareve. Por për të sjellë pak nga aroma e këtyre ndeshjeve, do të vijë finalja e Superkupës së Shqipërisë.

Në ditën e nesërme do të jetë Vllaznia si fituese e Kupës dhe Teuta si triumfuesja e kampionatit që do të masin forcat me njëra-tjetrën. Të dy ekipet kanë qenë të angazhuara në këtë periudhë me ndeshjet e Europës dhe Brdariç pret futboll të bukur në fushën e lojës, ashtu si edhe tifozët. Në konferencën për shtyp para këtij takimi, trajneri i Vllaznisë ka treguar edhe rrugën sesi mbërrihet te trofeu, me urinë që duhet të kenë lojtarët për të fituar gjithçka.

“Sigurisht që dhemb paksa humbja e kampionatit sezonin e kaluar por është një kapitull i ri dhe besoj se do të jetë një mbrëmje e magjishme për ata tifoz që duan futbollin e bukur. Për mua është e rëndësishme se si punojmë, të jemi seriozë dhe të jemi uritur për trofe dhe nëse i ke këto cilësi, trofetë do të vijnë. Duhet të kemi besim te cilësitë tona.

Nëse përballë ke ekipin kampion, nuk ka nevojër për motivim shtesë. Do të tregojmë fytyrën tonë më të mirë, do të bëjmë maksimumin dhe skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje dhe  dua që tifozët të jenë krenar për lojën tonë”, tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat