Juvja kërkon të afrojë 2 lojtarë

Futboll

Juvja kërkon të afrojë 2 lojtarë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 13:23
Juvja kërkon të afrojë 2 lojtarë

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e Juventusit aq sa afrimi Kaio Zhorzhe nuk do të ishte i aftë ta mbulonte tërësisht i vetëm sulmin bardhezi.

Drejtuesit e Juves po mendojnë që të afrojnë jo një, por dy sulmues në këtë fund merkatoje. I pari në listë është ideja e rikthimit të 21-vjeçarit Moise Kin. Ky i fundi pas një aventure 2 vjeçare te Everton dhe PSG-ja, nuk është më në planet e skuadrës nga Liverpuli dhe tashmë Juvja ka kontaktuar me agjentin e sulmuesit Mino Raiola.

Forma e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Por bardhezinjtë nuk duan të ndalen këtu. Ideja e fundit është afrimi i sulmuesit të Sasuolos Xhanluka Skamaka. Ky i fundit është operacion i komplikuar pasi Sasuolo kërkon 35 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

Juvja nuk është e gatshme të japë aq para për një futbollist të ri i cili nuk garanton një sasi të madhe golash, përkundër një shpërthimi në Serinë A.

Megjithatë në listë është dhe emri i Mauro Ikardit i cili momentalisht është i dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushës për 1 muaj, por Juvja mund të bëjë një goditje në minutat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat