Kroacia pa lojtarin më të mirë!?

Futboll

Kroacia pa lojtarin më të mirë!?

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:06
Kroacia pa lojtarin më të mirë!?

Futbollisti Luka Modriç, kapiteni dhe lojtari më i mirë i kombëtares kroate, do të humbasë ndeshjet në ciklin kualifikues të shtatorit për Kampionatin Botëror.

Lajmi, i cili është përfolur prej ditësh, u konfirmua nga Federata Kroate e Futbollit

"Për shkak të një lëndimi, kapiteni kroat dhe mesfushori i Real Madridit Luka Modriç nuk do të vijë në grumbullimin e ekipit kombëtar të caktuar për të hënën, 30 gusht.

Mundësia është e hapur që kapiteni të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në Split për ndeshjen kundër Sllovenisë," thuhej në deklaratë.

Sidoqoftë, shihet dritë fund të tunelit nëse Modriç shërohet, ai do t’i bashkohet ekipit kombëtar për ndeshjen kundër Sllovenisë në Split më 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat