Lajm i hidhur, vdes Morina, dikur trajner në 2 Korrikun e Prishtinës

Futboll

Lajm i hidhur, vdes Morina, dikur trajner në 2 Korrikun e Prishtinës

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:50
Lajm i hidhur, vdes Morina, dikur trajner në 2 Korrikun e Prishtinës

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, janë të tronditur me lajmin për ikjen në amshim të ish trajnerit të tyre dhe profesorit Nysret Morina.

Një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e futbollit por në përgjithësi për Kosovën.

“E nderuara familje Morina, të pikëlluar me lajmin që na kumtoi ndarjen nga jeta të Nysretit, familjarit tuaj, duam që përmes këtij telegrami t'iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, sepse ndarja nga jeta e Nysretit, vërtetë na lëndoi e pikëlloi të gjithëve.

Nysreti do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme, e sidomos për periudhën kur u angazhua si trajner në klubin tonë.

Rastet e tilla janë vështirë të përballueshme, mirëpo bashkërisht është më e lehtë që të kalohen, andaj, edhe një herë, shprehim ngushëllimet tona për të ndjerin. Dheu qoftë i lehtë për Nysretin”, shkruan në telegramin ngushëllues KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat