Ditë e keqe për Rexhbeçaj në Bundesliga I

Futboll

Ditë e keqe për Rexhbeçaj në Bundesliga I

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:27
Ditë e keqe për Rexhbeçaj në Bundesliga I

Shqiptari Elvis Rexhbeçaj me Bochum dolën duarthatë nga Koln, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.

Koln bëri paraqitje të mirë dhe ndali tri pikë domethënëse në kuadër të javës së tretë të Bundesliga!

Futbollisti shqiptar, Rexhbeçaj, pati një ditë të keqe me ekipin e tij, të cilët pësuan golat në finish të takimit. 

Golat u shënuan për Koln nga Schaub (82') e Lemperle (90+1') dhe për Bochum Zoller (90+3’).

Pas javës së tretë, Koln renditet në vend të katërt me 6 pikë dhe Bochum është i 10-ti me 3 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat