Nuk ka pikë për ekipin e Rashicës as pas javës së tretë

Futboll

Nuk ka pikë për ekipin e Rashicës as pas javës së tretë

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:58
Nuk ka pikë për ekipin e Rashicës as pas javës së tretë

Futbollisti Milot Rashica me ekipin e Norwich-it nuk fitojnë pikën e parë as pas javës së tretë, duke u mposhtur kësaj radhe në stadiumin e tyre, "Carrow Road".

Ndeshje dramatike deri në pikën e fundit, Leicester City ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Norwich-it.

Rashica u paraqit titullar, ndeshja e tretë e tij por ende nuk po e gjen golin e parë dhe as pikën e parë me ekipin e tij. 

Për Norwich-in shënoi  Pukki (44'-nga penalltia) dhe për Leicester Cityn Vardy (8') e Albrighton (77').

Pas javës së tretë në Premier League, Lecester Cityt ngritët në vend të 8-të me 6 pikë dhe Norwich është i 19-ti me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat