Karabeci: Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton për tituj

Futboll

Karabeci: Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton për tituj

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:14
Karabeci: Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton për tituj

Mesfushori i shquar i Superligës Shqiptare, Erando Kadrabeci ka nënshkruar me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina

Erando Karabeci, pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptarë duke korrur suksese të jashtëzakonshme personale dhe kolektive, arrinë marrëveshje për bashkëpunim me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtina.

"Për Karabecin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: karrierën e filloi tek Partizani ku ishte pjesë e tyre deri në vitin 2009, pastaj tek Tirana (2009-2013), prej ku huazohet tek Kukësi për dy muaj në vitin (2013) në garat evropiane, pastaj kthehet sërish te Tirana deri në vitin (2020) dhe krejt në fund kalon tek Teuta e Durrësit në edicionin e fundit (2020-2021), ku vlenë të theksohet që Karabeci me dy skuadrat e fundit në dy vitet e fundit arrin të shpallet Kampion i Shqipërisë në futboll", shkruan në faqen e FC Prishtina.

“Po ndihem mjaft mirë , kam gjetë një ambient të ngrohtë, fal klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Pritshmëritë me klubin, dihen që objektiv është vetëm titulli, pasi Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton vetëm për këtë objektiv, kurse pritshmëritë personale janë të jap maksimumin tim në çdo ndeshje për të arritur këtë objektiv tradicional dhe të përhershëm të klubit.

Për Plisat, kam njohuri që janë tifozët më të zjarrtë në vend dhe sigurisht prezenca e tyre është një mbështetje shumë e madhe për ne, shpresoj të jenë sa më të shumtë në stadiumet e Superligës së Kosovës” ka thënë Erando Karabec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat