Wijnaldum: Kjo është arsyeja pse jam sot te PSG...

Futboll

Wijnaldum: Kjo është arsyeja pse jam sot te PSG...

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:30
Wijnaldum: Kjo është arsyeja pse jam sot te PSG...

I marrë këtë verë me kosto zero nga PSG pasi ka qenë një hap larg Barcelona-s, Georgino Wijnaldum ka shpjeguar zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Paris, pavarësisht se negociatat me katalanasit kanë qenë në një fazë shumë të avancuar.

“Nuk jam i penduar për dështimin e negociatave me Barcelona-n. Kam zgjedhur PSG për përshtypjet që kisha, më pas kam qenë me fat që ka ardhur edhe Leo”, ka thënë holandezi.

“Kam zgjedhur PSG sepse negociatat me ata kanë qenë më të shpejta, ndërsa me Barcelona-n janë ngadalësuar.

Kam folur me Leonardo-n kur kishte oferta të tjera, kam kuptuar se ai më donte më të vërtetë dhe projekti më ka pëlqyer. Kjo është arsyeja pse jam sot te PSG”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat