Willian në Corinthians

Futboll

Willian në Corinthians

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:04
Willian në Corinthians

Willian po kursen Arsenalin 20 milionë funte duke u larguar nga klubi për t’u bashkuar me skuadrën braziliane Corinthians në një transferim falas.

Willian i kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata e tij prej 240 mijë funtesh në javë me Arsenalin, por në vend që të qëndrojë në Emirates ose të kërkojë një shpagim, ai do të prishë kontratën e tij dhe do të nënshkruajë për Corinthians në 48 orët e ardhshme.

Jo vetëm që 33vjecari po ia kursen Arsenalit 20 milionë funte, ai gjithashtu ka rënë në dakord për të marr 70 përqind më pak para klubit të tij të vjetër, raporton Sky Sport.

Drejtorët e Arsenalit thuhet se janë të mahnitur nga gjesti i Willian.

Willian ka qenë një profesionist shembullor që kur u transferua në Premier Ligë tetë vjet më parë dhe ai dëshiron të largohet nga futbolli anglez me kokën lart.

“Ne po bëjmë disa biseda me të dhe agjentin dhe po vlerësojmë pozicionin në të cilin jemi për momentin”, tha Arteta përpara humbjes 5-0 të së shtunës nga kampionit të Premier Ligës, Manchester City.

“Unë nuk e di [pse nuk ka funksionuar për të Arsenali]”.

“Për momentin, ai është një lojtar i Arsenalit dhe ne po përpiqemi të nxjerrim më të mirën prej tij derisa ai është këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat