Avdijaj në Austri

Futboll

Avdijaj në Austri

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:40
Avdijaj në Austri

Sulmuesi shqiptar Donis Avdiaj është transferuar tek skuadra e Hartbergut në Austri.

25-vjeçari njihet si një ndër talentet më të mëdha shqiptar ku karrierën e nisi me Shalken në vitin 2011 teksa në atë kohë skuadra gjermane i vendosi dhe kaluzolë 50 milionë euro për skuadrat që dëshironin shërbimet e sulmuesit.

Por karriera e Avdiajt nuk shkoi siç pritej pasi Shalke e huazoi në disa skuadra si Shturm Graz, Roda ne Holandë e më pas tek Uillem 2 sërish në Holandë. Së fundmi, Avdiaj ishte pjesë e AEL Limasolit në Qipro duke u aktivizuar në 9 ndeshje pa arritur të gjejë rrugën e golit.

25-vjeçari do të jetë kundërshtar me sulmuesin e Kombëtares Xhakomo Vrioni që aktivizohet me skuadrën e Tirolit po në kampionatin austriak të futbollit. Kujtojmë se Avdiaj në nivel kombëtaresh është aktivizuar me ekipet zinxhirë të Gjermanisë, ndërsa në vitin 2017 bëri debutimin me Kosovën ku në 6 ndeshje ka realizuar 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat