Gjimshiti dhe Gjasula shprehen të gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj Polonisë

Futboll

Gjimshiti dhe Gjasula shprehen të gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj Polonisë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar që prej ditës së diel në Varshavë, ku ka nisur përgatitjet për ndeshjen e katërt kualifikuese ndaj Polonisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndërkohë që pritet të kompletohet i gjithë grupi, në një konferencë zyrtare për mediat kanë dalë dy futbollistët kuqezi, Berat Gjimshiti dhe Klaus Gjasula, të cilët kanë folur për ndeshjen ndaj polakëve, por edhe për dy sfidat e tjera ndaj Hungarisë dhe San Marinos që do të zhvillohen në Shqipëri.

Mbrojtësi i talentuar kuqezi, pjesë e skuadrës së Atalantës në Serinë A në Itali është shprehur se Kombëtarja shqiptare ka bërë hapa pozitivë përpara dhe në Poloni skuadra do të japë maksimumin, pavarësisht emrave të mëdhenj që kanë përballë. Gjithashtu Gjimshiti foli edhe për dy ndeshjet e tjera që do të luhen në Shqipëri ndaj Hungarisë dhe San Marinos, ku tha se ndihet shumë i lumtur që më në fund tifozët do të rikthehen në stadiume. Në aspektin përsonal, mbrojtësi theksoi se kërkon të përmirësohet sa më shumë.

Gjimshiti: Me kombëtaren kemi bërë hapa përpara

“Sigurisht ka qenë një sezon shumë e gjatë sidomos për mua personalisht. Besoj që kemi pasur shumë ndeshje edhe me klubin ku kam qenë edhe me kombëtaren. Besoj kemi pasur nevojë për pak pushim të rikthehem pak me rikuperimin dhe besoj sa më shumë ishte edhe kënaqësi ta rifillojmë prapë këtë sezon të re. Besoj se me kombëtaren kemi bërë hapa përpara pozitive. Besoj që tash në këto tri ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne do të shikojmë si do të dalim dhe do japim maksimumin të marrim sa më shumë pikë.”, tha Gjimshiti

Sa i përket rivalit të ardhshëm, Gjimshiti tha se Polonia është një kundërshtar që duhet respektuar për shkak se ka në skuadër lojtarë shumë cilësor

Gjimshiti: Polonia ka disa nga lojtarët më të mirë në botë

“Sigurisht që po. Besoj sepse siç e thash edhe më herët kemi bërë hapa shumë pozitive dhe besoj që sidomos Polonia duhet të kemi respekt që kanë një skuadër shumë të mirë me disa lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë por prapë së prapë duhet ta shikojmë vetën, ta shikojmë Shqipërinë, si do luaj Shqipëria dhe ta fitojmë ndeshjen.”, theksoi Gjimshti.

Sa i përket duelit me Robert Lewandowskin, Gjimshiti tha se ai do të jap maksimumin në ndeshje duke e ditur ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin

Gjimshiti: Do të jap maksimumin ndaj Lewandowskit

“Besoj që nuk ka shumë për të studiuar sepse këto ndeshje besoj që çdo tifozë i futbollit i shkon ndeshje më të mira që luhen në botë dhe do e shohësh edhe Bayernin që luan me një Lewandowski në super formë me shumë gola dhe besoj që është një ndër sulmuesit më të mirë në këtë moment.. dhe do jetë sigurisht një duel shumë i bukur dhe besoj në fund do të jap maksimumin tim pastaj do e shohim se si do të dalim.”, theksoi Gjimshti.

Në mesfushën kuqezi rikthehet Klaus Gjasula, i cili në prononcimin e tij përpara mediave shprehet se është gjithmonë gati për Kombëtaren. Gjasula theksoi se ekipi ka treguar në ndeshjet e fundit një rritje, si dhe u shpreh se pavarësisht kundërshtarit që do të luajnë, do të japin maksimumin, pasi është një ndeshje e rëndësishme. Edhe për Klausin, rikthimi i tifozëve në stadiume është një lajm i gëzueshëm, teksa foli edhe për të ardhmen e tij me Darmstad, ekipi ku u transferua pak javë më parë.

Gjasula: Jam gati për kombëtaren

“Ndihem gjithmonë gati për të luajtur me Kombëtaren. Për mua është e rëndësishme tani që të bëj prapë minuta në fushë, sepse më ka munguar. Prandaj bëra këtë hap, te një klub pak më i vogël, për të luajtur dhe për të qenë gati për Kombëtaren.”, tha Gjasula.

Ndeshjen me Polonine Gjasula e konsideroi si shumë të rëndësishëm por që do të përballen me ta pa pasur fike

Gjasula: Respekt për Poloninë por frikë jo

“Është një ekip me shumë eksperiencë dhe cilësi. Pa diskutim, edhe Gjimshiti e tha që kanë lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Edhe pse nuk luajtën mirë në Europian, kanë cilësitë e tyre dhe e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Do të kemi respekt përballë kundërshtarit, por frikë asnjëherë. Po të japim ne maksimumin dhe secili të tregojë cilësitë e tij, besoj se i kemi të gjitha mundësitë.

Sa i përket mundësive për kualifikim për në Kampionatin Botëror, Gjasula tha se për këtë do të flasin më shumë pas këtyre tri ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat