Klubet që kanë shpenzuar më së shumti në dekadën e fundit

Futboll

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti në dekadën e fundit

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Shpenzuesit më të mëdhenj në dekadën e fundit janë zbuluar dhe katër klubet e mëdha të Premierligës janë në listë.

FIFA ka postuar një raport që zbulon klubet që kanë shpenzuar me së shumti brenda viteve 2011 – 2020.

Man City, Chelsea, Man United dhe Arsenal janë në këtë listë të ngushtë prej 10 skuadrave.

30 klubet që kanë shpenzuar më së shumti vlejnë rreth 22.8 miliardë dollarë.

City është skuadra me më së shumti para të shpenzuar duke blerë plotë 130 lojtarë që nga viti 2011.

Barcelona, PSG dhe Real Madrid hynë në top pesë, derisa Man United renditët e shtata dhe Arsenali zë vendin e tetë.

Top 10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në dekadën e fundit:

1.Manchester City

2.Chelsea

3.Barcelona

4.PSG

5.Real Madrid

6.Atletico Madrid

7.Man United

8.Arsenal

9.Juventus

10.Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat