Legia kërkon në formë huazimi sulmuesin shqiptar

Futboll

Legia kërkon në formë huazimi sulmuesin shqiptar

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 23:00
Legia kërkon në formë huazimi sulmuesin shqiptar

Pas tjetër futbollist shqiptar pritet t’i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia e Varshavës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e dalë nga akademia e Shkëndijës së Tiranës, Lirim Kastrati.

Së fundmi është raportuar se klubi polak ka shkrehur interesim për yllin e Kosovës, i cili është pjesë e Dinamos së Zagrebit.

22-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të kroatëve.

Mësohet se klubi polak ka kërkuar huazimin me opsion blerje të sulmuesit shqiptar, gjë që është duke u shqyrtuar nga Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat