Shqiptarët e skuadrës austriake

Futboll

Shqiptarët e skuadrës austriake

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 12:18
Shqiptarët e skuadrës austriake

Talenti i futbollit Erblin Islami e ka vizituar në stërvitje Atdhe Nuhiun, lojtarin titullar të SCR Altach nga Austria dhe ish-sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Erblini është me prindër nga Kumanova, por që jetojnë dhe veprojnë në Kantonin e St Gallenit në Zvicër.

Të dy janë pjesë e skuadrës elitare të Bundesligës së Austrisë.

Erblini është 12 vjeç, por për shkak talentit që posedon aktivizohet me U14 të Altach, madje duke qenë edhe kapiten, ndërsa Atdhe Nuhiu është titullar i padiskutueshëm në ekipin e parë.

Erblini takimin me Atdhe Nuhiun e ka shfrytëzuar edhe për një fotografi të përbashkët. Ai ka thënë se ndihet shumë i nderuar dhe falënderon shumë për mbështetjen dhe për ҫdo këshillë që i jep Atdhe Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat