Roma mund të ëndërrojë titullin

Futboll

Roma mund të ëndërrojë titullin

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 13:40
Roma mund të ëndërrojë titullin

Mourinho ka transformuar totalisht Romën në dy ndeshjet e para.

Verdhekuqtë shkaterruan me rezultatin 0-4 Salernitanan.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në të dytën djemtë e Mourinhos u shndërruan totalisht.

Dopieta e Pellegrinit dhe golat e Verotout e Abraham gjunjëzuan skuadrën e sapoardhur nga Seria B.

Në dy ndeshjet e para Roma duket një tjetër skuadër, krahasuar me sezonin e kaluar.

Kryeqytetasit kanë shënuar 8 gola në 2 sfida, çka tregon një shifër mjaft impresionuese.

Edhe pse jemi vetëm në fillimin e kampionatit, “The Special One” është duke vendosur rregullat e tij.

Ndërkohë, tifozët e Romës kanë filluar të ëndërrojnë Serie A, ku për herë të fundit e kanë fituar në 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat