Enis Bardhi: Është ndeshja e parë e jona me trajnerin e ri

Futboll

Enis Bardhi: Është ndeshja e parë e jona me trajnerin e ri

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 19:19
Enis Bardhi: Është ndeshja e parë e jona me trajnerin e ri

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll të enjten zhvillon  ndeshjen e katërt kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botërorë “Katar 2022”.  Kundër reprezentacionit të Armenisë. 

Njëri ndër futbollistët nga i cili pritet më shumë në reprezentacionin tonë padyshim se është Enis Bardhi. Edhe ai shprehet optimist për epilog pozitiv të ndeshjes.

“Është ndeshja e pare e jona me trajnerin e ri, por objektivat tona nuk ndryshojnë. Ne shkojmë lojë pas loje dhe tentojm të japim  maksimumin dhe të tregojmë lojë me kualitet në  fushë, kjo është e para dhe të japim maksimumin.

Rezultatet  dhe  gjërat e tjera duhet pak  t’ja lëmë edhe kohës  por  që besoj  që me këtë ekip që kemi nuk ka  asnjë problem që të dalim në fushë dhe ta japim maksimumin”

Ndeshja   Maqedoni e Veriut – Armeni zhvillohet të enjten me fillim në orën 20:45 në Arenën Todor Proevski”  në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat