Bosnja dhe Hercegovina befason Francën, në ndeshjen që referoi shqiptari i Kosovës 

Futboll

Bosnja dhe Hercegovina befason Francën, në ndeshjen që referoi shqiptari i Kosovës 

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2021 Në ora: 21:32
Bosnja dhe Hercegovina befason Francën, në ndeshjen që referoi shqiptari i Kosovës 

Bosnja dhe Hercegovina shkakton befasi, duke u kthyer me një pikë të madhe nga Strasburgu.

Boshnjakët barazojnë me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi të botës, Francën, në ndeshjen e  vlefshme të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Në këtë ndeshje ka referuar edhe gjyqtari nga Kosova me nënshtetësi të Zvicrës, Bekim Zogaj, i cili ishte asistentë i tretë i gjyqtarit kryesor Scharer nga Zvicra.

Bosnja kaloi në epërsi me golin e Edin Dzekos në minutën e 36-të.   

Në minutën e 40-të, Antoine Griezmann barazon rezultatin 1:1.

Në pjesën e dytë, Franca mbetet me një lojtar me pak, Kounte ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 51-të.

Franca kryeson me 8 pikë, pasojnë Ukraina me 4, Finlanda 2, Bosnja 2 dhe Kazakistani me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat