Selektori i Zvicrës për Granit Xhakën: Kjo është zgjedhja e tij, nuk mund të detyrohet...

Futboll

Selektori i Zvicrës për Granit Xhakën: Kjo është zgjedhja e tij, nuk mund të detyrohet...

Nga: K.Goca Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:24
Selektori i Zvicrës për Granit Xhakën: Kjo është zgjedhja e tij, nuk mund të detyrohet!

Selektori i ri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për futbollistin Granti Xhaka pas ndeshjes miqësore ndaj Greqisë, të cilën e fituan me rezultat 2:1.

“Granit Xhaka është duke pritur për rezultatin e testit të tij të dytë PCR gjatë ditës së sotme. 

Sidoqoftë, trajneri Yakin nuk dëshiron të ankohet për një dështim tjetër të rëndësishëm në ekipin kombëtar”, ka shkruar “20min”.

“Ne mund t’u japim lojtarëve vetëm një rekomandim. 

Ai është kapiteni ynë dhe kjo është zgjedhja e tij. Është ashtu siç është tani”, - thotë trajneri i tij Murat Yakin.

I pyetur nëse kapiteni i një ekipi kombëtar nuk duhet të jetë model dhe duhet të jetë i vaksinuar, Yakin përgjigjet:

"Kapiteni është gjithashtu një person që ka të drejta dhe nuk mund të detyrohet që të vaksinohet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat