Pjaniç karrierën do ta vazhdojë te Besiktasi

Futboll

Pjaniç karrierën do ta vazhdojë te Besiktasi

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:10
Pjaniç karrierën do ta vazhdojë te Besiktasi

Në top ligat evropiane tashmë është mbyllur afati kalimtar i verës.

Megjithatë, transferimet janë ende të hapura në disa liga si Turqi, Rusi e Argjentinë.

Sipas mediave turke, mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjaniç karrierën do ta vazhdojë te Besiktasi.

Thuhet se marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur dhe futbollisti është huazuar te Besikas për një sezon.

Mesfushori asnjëherë nuk arriti të bëjë pjesë në formacionin e Barcelonës dhe në Turqi ai pritet të ketë më shumë hapësira.

30-vjeçari, po largohet nga Spanja pas vetëm një edicioni kur u transferua nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat