Lala u përgjigjet me batutë polakëve

Futboll

Lala u përgjigjet me batutë polakëve

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:15
Lala u përgjigjet me batutë polakëve

Altin Lala ka dhënë intervistë edhe për mediat polake përpara ndeshjes që do të zhvillohet në mbrëmjen e sotme.

Figura legjendare e Kombëtares ka komentuar më veçanërisht Leëandoëskin, duke u shprehur se ka luajtur kundër tij dhe se ka vetëm një mënyrë për ta ndaluar, duke parkuar autobuzin para portës.

“Ka një mënyrë për ta ndaluar, duhet të parkojmë autobuzin para portës (qesh). Në formën që ka tani, ndoshta nuk ka asnjë Kombëtare në Europë dhe në botë që mund ta ndalojë që të shënojë gol.

Unë kam pasur mundësinë të luajë kundër tij kur ishte pjesë e Dortmundit. Edhe atëherë talenti i tij ishte i njohur, por më vonë u zhvilluar më shumë. Por Shqipëria ka tre mbrojtës të klubeve italiane.

Hysaj, Gjimshiti dhe Kumbulla janë lojtarë të mëdhenj, të vlerësuar shumë në tregun e futbollit”, u shpreh Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat