Vietnami i prish punë Manchester Utd, mbarojnë fanellat e Ronaldos

Futboll

Vietnami i prish punë Manchester Utd, mbarojnë fanellat e Ronaldos

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:13
Vietnami i prish punë Manchester Utd, mbarojnë fanellat e Ronaldos

Çdo lëvizje e një futbollisti të madh drejt një klubi të njohur, shoqërohet me një “boom” shitjesh fanellash. Por kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, gjithmonë tejkalohet çdo pritshmëri dhe te Manchester Utd, kthimi në shtëpi ka sjellë shitjen e  të gjithë fanellave me numrin 7 të portugezit.

Sipas “Daily Mail”, klubi po përballet me një situatë të pazakontë, pasi fanellat që ata kishin nxjerrë në shitje janë zhdukur në një kohë të shpejtë dhe tani është e pamundur të gjenden të tilla në dyqan, vetëm online.

Mangësitë vijnë nga fakti se firma e veshmbathjeve “Adidas”, ka mbyllur qendrat e prodhimit në Vietnam, nga ku vjen rreth 28% e prodhimit të firmës së njohur.

Dyqanet online kanë marrë një mori kërkesash, por në këtë rast, do të duhet kohë për të patur në dorë një fanellë origjinale të klubit të personalizuar me emrin dhe numrin e Ronaldos.

Sipas parashikimeve, aktualisht, kushdo që porosit në dyqanet online të klubit, nuk mund të marrë një fanellë të tillë para muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat