Holanda - Mali i Zi, formacionet e mundshme

Futboll

Holanda - Mali i Zi, formacionet e mundshme

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Sot zhvillohen duelet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Kombëtarja e Holandës e pret në shtëpi Malin e Zi sonte nga ora 20:45.

Do të jetë një duel shum i rëndësishëm duke marrë parasysh renditjen tabelare në Grupin G, të dyja kombëtaret kanë nga shtatë pikë të grumbulluara.

‘Tulipanët’ do të hyjnë në ndeshje me të vetmin qëllim fitoren në mënyrë që të ruajnë hapin e liderit Turqisë ka tetë pikë.

Në anën tjetër Mali i Zi poashtu ka synimet e veta dhe në një grup si ky të luftuar kanë gjasa për kualifikim tutje e sonte synojnë të paktën një barazim.

Pritet një përballje e luftuar deri në fund, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë fitues.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja kombëtareve.

Holanda: Bijlow; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Blind; Klaassen, De Jong, Wijnaldum; Berghuis, Depay, Gakpo

Mali i Zi: Mijatovic; Vesovic, Savic, Vujacic, Tomasevic; Marucic, Scekic, Kosovic, Haksabanovic; Bosovic, Durdevic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat