Kombëtares i ka ardhur elementi që i ka munguar

Futboll

Kombëtares i ka ardhur elementi që i ka munguar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:18
Kombëtares i ka ardhur elementi që i ka munguar

Rëndësia e madhe e Nedim Bajramit, futet tek 5 kampionatet më të mira të Europës!

Kombëtares i ka ardhur elementi që i ka munguar më shumë në gjithë këto kohë, fantazia. Nedim Bajrami do të debutojë ndaj Hungarisë dhe gjithë vëmendja është te lojtari i Empolit.

Ndërkohë një studim në Itali ka marrë 10 mesfushorët më të mirë në Europë në 5 kampionatet kryesore, sa i përket lojtarëve që janë nën moshën 23-vjeç.

Gjithçka i referohet pasimeve kyçe që çojnë në goditje drejt portës.

Këtu përfshihet edhe Nedim Bajrami.

Sigurisht, jemi ende herët, por mbetet për t’u vlerësuar pasi në ndeshjet e para Empoli ka luajtur kundër Lacios dhe Juventusit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat