Milani në javët e zjarrta në Seria A dhe Champions

Futboll

Milani në javët e zjarrta në Seria A dhe Champions

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:41
Milani në javët e zjarrta në Seria A dhe Champions

Brenda një jave, trajneri I Milanit Pioli dhe futbollistët kuqezinj, do të duhet të sfidojnë Lacion, Liverpullin dhe Juventusi, me të gjitha të panjohurat që rrjedhin nga angazhimet e lojtarëve kuqezinj me ekipet.

Në pritje të riaftësimit të Ibrahimoviçit, për të cilën stafi predikon kujdes, duke pasur parasysh pasivitetin e gjatë, dhe rikuperimit të Kesi për t’u vendosur në mesfushë, Milani duhet të ngjisë një “malore” vërtet të thepisur.

Në këtë “malore” pothuajse me siguri do të ketë vend për dy blerjet e fundit, Mesias dhe Pelegri.

Tani për tani, favorit për rolin e qendërsulmuesit në modulin 4-2-3-1 shfaqet Ante Rebiç. Dhe duhet të kihet parasysh se përveç brazilianit, që sapo ka mbërritur nga Krotone, Bakajoko dhe Pellegri nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat