Tuchel më fjalë të mëdha për Azpilicuetan

Futboll

Tuchel më fjalë të mëdha për Azpilicuetan

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 18:05
Thomas Tuchel

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel thotë se ndihet i kënaqur që e stërvit Cesar Azpilicuetan, që së fundmi arriti 300 ndeshje në Premierligë me “Blutë”.

Spanjolli ka qenë i rëndësishëm që disa vite në “Stamford Bridge” dhe ka fituar gati gjithçka.

Tekniku gjerman ka lavdëruar Azpilicuetan, që është lider në skuadër.

“Të luash 300 ndeshje në këtë nivel dhe të fitosh shumë trofe, ti e meriton. Nuk ka fat mbrapa, duhet punë të madhe”.

“Është kënaqësi të jesh trajner i tij. Azpi është i fokusuar, i sinqertë, sportistë dhe garues. Është i hapur dhe fokusuar çdo ditë. Çfarë shihni në ndeshje, është çfarë shoh unë çdo ditë”.

“Është kapiten fantastik, lojtar i mirë dhe person i mirë gjithashtu”, deklaroi ai.

Tuchel gjithashtu tha se është i kënaqur që ka profesionistë edhe si Thiago Silva rreth skuadrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat