Beson tek titulli

Futboll

Beson tek titulli

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 00:08
Beson tek titulli

Solskjaer i ka thënë skuadrës së tij të Manchester United se ata janë më të mirë se skuadra e vitit 1999 që fitoi tre trofe, ku bënte pjesë edhe ai vetë me trajner Sir Alez Ferguson.

“Djajtë e Kuq” kanë marrë në skuadër Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo dhe kanë 7 pikë në Premier League.

Rikthimi në Old Trafford për Ronaldon, pas 12 vitesh pasi u nis drejt Realit të Madridit, është një lëvizje veçanërisht e rëndësishme për skuadrën angleze.

Ardhja e portugezit, sipas Solskjaer e ka bërë United më të besueshëm për të fituar titullin në kampionatin anglez.

Sipas mediave angleze, norvegjezi mendon se lojtari i vetëm që mund të ketë një ndikim të ngjashëm me Ronaldon në skuadër, është sulmuesi i ri i Chelseat, Romelu Lukaku, i cili u bashkua me Blutë pas një marrëveshje prej 98 milionë stërlina në fillim të kësaj vere. Ronaldo i ka bërë tashmë të qarta ambicjet e tij të larta me United pas kthimit të tij në Old Trafford, kur vetë portugezi u thotë shokëve të skuadrës se dëshiron të fitojë titullin këtë sezon.

United e ka filluar këtë sezon fuqishëm me shtatë pikë nga nëntë të mundshme në tre ndeshje.  Ronaldo është zotuar se 'historia do të shkruhet edhe një herë', pasi ka fituar Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë gjatë qëndrimit të tij të parë në klub.

Pavarësisht viteve që mbart mbi supe, Ronaldo pritet të ndezë ambiciet e shokëve të skuadrës për titullin anglez pasi u kurorëzua si golashënuesi më i mirë i Italisë sezonin e kaluar.

Ai ka marrë fanellën e tij të vjetër numër 7 pas kthimit të tij në Old Trafford. Solskjaer ende nuk ka fituar një trofe në Old Trafford dhe shpreson që kjo gjë të ndryshojë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat