U largua nga Arsenali, Willian thyen heshtjen

Futboll

U largua nga Arsenali, Willian thyen heshtjen

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 19:28
Willian

Pas rikthimit te Corinthians, Willian ka thyer heshtjen duke folur për vitin që kaloi te Arsenal.

Për t’u rikthyer në Brazil, Arsenal ndërpreu kontratën me sulmuesin e krahut, pavarësisht që kishte edhe dy vite të mbetura.

Willian thotë se nuk ishte i lumtur për kohën e kaluar te Arsenal, derisa mendon se rikthimi në Brazil ishte opsion më i mirë.

“Vërtetë mendova shumë, se bashku me familjen dhe miqtë e afërt”.

“Koha ime te Arsenal nuk ishte e mirë, nuk isha i lumtur në klub. Nuk dua të flas në detaje, por nuk isha i lumtur dhe rikthimi në Brazil ishte opsion më i mirë”.

“Studiova disa mundësi, por doja rikthimin te Corithians, në shtëpi, pranë familjarëve. Projekti i klubit më zbuloi, ishte momenti i duhur”, deklaroi ai.

Willian për “Topçinjtë” zhvilloi 37 paraqitje duke shënuar vetëm një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat