Sfidojnë Anglinë

Futboll

Sfidojnë Anglinë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 11:11
Sfidojnë Anglinë

Polonia sfidon Anglinë. Berezinski dhe Zielinski do të mungojnë sot të dëmtuar, por Paulo Souza shpreson te një rezultat pozitiv.

“Kemi një skuadër me mentalitet fitues. Duam t’i vendosim nën presion anglezët”, tha trajneri i Polonisë në konferencë.

“Duhet të besojmë në vete, edhe pse kemi përballë një prej skuadrave më të forta. Shpresojmë te fitorja”, shtoi portugezi, i cili në këtë ndeshje të dytë kundër anglezëve do të ketë në dispozicion edhe Levën:

“Robert është një lojtar që i mungon edhe Bajernit kur nuk luan. Ai është lojtari që bën diferencën.

Jemi të kënaqur që e kemi”. Përkrah kapitenit në sulm, ai konfirmoi Adam Buksan, i cili debutoi me gol kundër Shqipërisë, por shënoi edhe 3 gola ndaj San Marinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat