Gjithçka tjetër përpos fitores bindëse, do të jetë befasi

Futboll

Gjithçka tjetër përpos fitores bindëse, do të jetë befasi

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:57
Gjithçka tjetër përpos fitores bindëse, do të jetë befasi

Sonte në orën 20:45 përballë Shqipërisë do të jetë San Marino, sigurisht jo një rival i ashpër, por që nuk duhet absolutisht nënvlerësuar. Ndeshja e parë në San Marino përfundoi me fitoren e pastër 0-2 për kombetaren tonë, megjithatë paraqitja në atë rast nuk ishte mbreslënëse dhe për këtë arsye duhet pasur kujdes sepse në futboll nuk ka as humbje e për më tepër as fitore të sigurt.

Kjo do të jetë përballja e 4-ët mes kuqezinjve dhe skuadrës që mban vendin e 209-të në renditjen e FIFA-s. Në 3 takimet para-ardhëse kanë ardhur 3 fitore për Shqipërinë me 8 gola të shënuar gjithsej dhe asnjë të pësuar.

Takimi do të luhet në “Elbasan Arena” dhe mundësia për të shfrytëzuar kalendarin është vërtetë e artë, duke qënë që Polonia e vendit të dytë përballet me Anglinë kryesuese, në një kohë që nuk duhet gabuar sepse Hungaria që ndodhet pas skuadrës tonë ka një ndeshje të thjeshtë në letër kundër Andorrës.

Me përqëndrimin e duhur marrja e 3 pikëve nuk do të jetë një mision i vështirë ndaj San Marinos, armiku më i madh është nënvlerësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat