Rudiger ndryshoi rrënjësisht

Futboll

Rudiger ndryshoi rrënjësisht

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:31
Rudiger ndryshoi rrënjësisht

Me ardhjen e Thomas Tuchel vitin e kaluar, situata e Antonio Rudiger ndryshoi rrënjësisht duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

Nga Londra raportohet se klubi dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme, por po hasin vështirësi për ta bindur gjermanin të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Negociatat ditët e fundit kanë ngecur dhe largimi  i mbrojtësit po fillon të merret si mirëqenë.

Sipas TodoFichajes, Rudiger është i gatshëm t’i bashkohet Realit nga sezonin e ardhshëm.

Nëse dëshira e tij konfirmohet, “Los Blancos” do të ndjekin të njëjtën formulë si ajo me David Alaba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat