Duro zbulon prapaskenën: Cikalleshin do të largohej nga Kombëtarja

Futboll

Duro zbulon prapaskenën: Cikalleshin do të largohej nga Kombëtarja

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:19
Duro zbulon prapaskenën: Cikalleshin do të largohej nga Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:45 përballjen e fundit për këtë muaj kundër San Marinos.

Trajneri Reja ka publikuar edhe formacionin me të cilin do të synojë 3 pikët, ku majnë e sulmit e ka marrë Uzuni me Manajn. I ftuar në  studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“ ka qenë edhe Shpëtim Duro, i cili ka komentuar formacionin e ekipit kombëtar.

Sipas trajnerit shqiptar, mungesë e madhe është Cikalleshi, për të cilin shprehet se një vit më parë mendonin ta largonin nga Kombëtarja për të rigjeneruar ekipin me të rinj. Por koha tregoi se vendimi për ta mbajtur ishte i duhur, pasi e ka shpërblyer me gola në fushën e lojës.

“Është fat që pas një ndeshjeje të rëndësishme si ajo me Hungarinë kemi një ndeshje relaksi me San Marinon.

Për mua mungesa më e madhe në këto dy ndeshje është Cikalleshi. Sulmuesi më në formë që kemi. Sepse para një viti kaloi një periudhë të vështirë dhe donin ta hiqnin, e kam informacion këtë që donin ta hiqnin për rigjenerim. Por Cikalleshi tregoi që “jam unë këtu në ekipin kombëtar“ dhe ka qenë protagonisti kryesor i këtyre rezultateve.

Nuk duhet të rrëmbehemi nga turma që pse nuk aktivizohet ky, apo ai. Nuk dua të përmend emra, por ka ca lojtarë aty nga 19 dhe 20 vjec që u mbet hatri pse nuk futen në formacion. Ata janë ende të rinj, e kanë të ardhmen përpara“, ka thënë Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat