Hafizi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit

Futboll

Hafizi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:37
Hafizi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit

Trajneri dhe analisti i mirënjohur shqiptar, Astrit Hafizi, ka komentuar ecurinë e Kosovës.

Hafizi është një nga emrat më të njohur të futbollit në shqipëri, i cili ka luajtur më parë te Vllaznia dhe ka qenë ish trajner i Kombëtares Shqiptare të futbollit në vitet 1997-1999.

Ai tashmë është i njohur me analizat e tij në programet e SuperSport, në Shqipëri.

Për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se është thellësisht i befasuar me progresin e madh që ka bërë Kosova në vitet e fundit.

“Nuk e di nëse i gjithë opinioni sportiv atje është i bindur për ndryshimet e mëdha dhe të shpejta që ka bërë Kosova në një periudhë shumë të shkurtër. Ishte Kosova që kohë më parë nuk mori asnjë pikë në grup, dhe tani një grup që ishte shumë pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian dhe pretendon se të renditet në vendin e tretë në një grup të vështirë”.

“Unë shoh ndryshime të jashtëzakonshme në këtë ekip. Kosova nuk vlerësohet në ndeshjen kundër Spanjës, sepse shembulli nuk është i afërt, por “Dardanët” kanë bërë aq mirë në këtë ndeshje sa ishin afër të marrin edhe një rezultat pozitiv me këtë kombëtare të madhe“, tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.

Më tutje ai tha se ka organizim të mirë te Kosova dhe se sheh një të ardhme të ndritur tek kjo kombëtare.

“Ekziston një organizim shumë i mirë tek Kosova. Një plan i mirë, një vendosje e mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Duhen vite dhe vite për t’u kualifikuar për një kampionat botëror ose evropian, ashtu siç iu desh Shqipërisë. Megjithatë, unë shoh një rritje të jashtëzakonshme në Kosovë që premton një të ardhme të ndritur“, përfundoi Hafizi me deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat