Gallagher - pjesëtar i grupit muzikor, tallet me Adnan Januzajn

Futboll

Gallagher - pjesëtar i grupit muzikor, tallet me Adnan Januzajn

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:06
Gallagher - pjesëtar i grupit muzikor, tallet me Adnan Januzajn

Noel Gallagher është një pjesëtar i grupit muzikor “Oasis” dhe është një tifoz i flaktë i Manchester City.

Ai e ndjek skuadrën e Guardiolës në thuajse çdo ndeshje. Si çdo tifoz i City, Gallagher nuk rri pa thumbuar rivalët historikë të Manchester United.

Duke folur për “TalkSport”, ai ka komentuar trasnferimin e Ronaldos si dhe është tallur me Adnan Januzaj.

“Nuk do më kishte pëlqyer. Kur doli lajmi, i çova një mesazh dikujt që njoh te Citi dhe i shkrova “më thuaj që kjo nuk është e sigurt”. Dhe ai m’u përgjigj “mirë, me sa duket…”. Në atë moment e kuptova që diçka po ndodhte me United.

Por më lumturon që është kthyer te United, jam i lumtur që ka shkuar atje. Sido që të jetë, tifozët e United e teprojnë, kur erdhi Aleksis Sanchez menduan menjëherë se do të fitonin titullin” tha Gallagher.

Më pas ai foli edhe për Adnan Januzaj që luajti me United në vitet 2013-2016.

“Më kujtohet që një tifoz i Manchester United më pa në sy atëherë dhe më tha: “Ky djalë do të ndryshojë futbollin botëror”.

Tani as nuk e di se ku është… Me shumë mundësi po punon në ndonjë fast-food” tha Gallagher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat