Messi thyen rekordin e legjendës Pele

Futboll

Messi thyen rekordin e legjendës Pele

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:05
Messi thyen rekordin e legjendës Pele

Lionel Messi shënoi golin e tij të 79-të ndërkombëtar të enjten në mbrëmje për të thyer rekordin e golave për meshkuj në Amerikën e Jugut që mbahej nga legjenda braziliane Pele.

Messi realizoi tre gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Bolivisë mbrëmë, e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës.

Argjentinasi ka shënuar 79 gola në 152 ndeshje dhe ai ka ende kohë për të vazhduar ta rrisë atë numër dhe do të përpiqet të afrohet me numrat e Cristianos (111 gola) i cili është golashënuesi më i mirë për ekipet kombëtare në botë.

Golashënuesit më të mirë të ekipeve të Amerikës së Jugut:

Lionel Messi: 79 (Argjentinë)

Pele: 77 (Brazil)

Neymar: 69 (Brazil)

Luis Suarez: 64 (Uruguaj)

Ronaldo: 62 (Brazil)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat