Sezancion nga Bayerni, nënshkruajnë me 16-vjeçarin

Futboll

Sezancion nga Bayerni, nënshkruajnë me 16-vjeçarin

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:50
Sezancion nga Bayerni, nënshkruajnë me 16-vjeçarin

Lojtari i talentuar i skuadrës kroate, Slaven Belupo, Lovro Zvonarek (16 vjeç), do të transferohet në Bayern Munih. 

Belupo do të marrë dy milionë euro dëmshpërblim për Zvonarek dhe ajo mund të rritet deri në 5 milionë euro, gjë që do ta bënte Zvonarek një nga talentet më të shtrenjtë në historinë e HNL-së.

Kjo është shuma më e madhe që klubi bavarez ka paguar për një lojtar nën moshën 18 vjeç, shkruan media kroat “Veçernj List”.

“Mesfushori i ri do të qëndrojë në Slaven deri në fund të sezonit dhe në fillim të sezonit të ardhshëm ai do t’i bashkohet Bayernit.

Zvonarek do të bëhet kroati i shtatë që nga pavarësia e Kroacisë që do të luajë në radhët e bavarezëve”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat