“Reds” do të tentojnë ta transferojnë super-talentin e Barcelonës

Futboll

“Reds” do të tentojnë ta transferojnë super-talentin e Barcelonës

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:36
“Reds” do të tentojnë ta transferojnë super-talentin e Barcelonës

“Reds” do të tentojnë ta transferojnë super-talentin e Barcelonës, i cili ka shpërthyer sivjet. Gjiganti katalunas megjithatë vështirë se do të heq dorë nga 18 vjeçari

Liverpooli ka shfaqur interesim për super-talentin e Barcelonës, Pedri.

“Reds” janë të gatshëm të shpenzojnë para të majme vetëm për ta sjell 18 vjeçarin në “Anfield Road”.

Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”.

Trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta gjejë një opsion tjetër në mesfushë pas largimit të Georginio Wijnaldumit.

Pedri ka shpërthyer këtë vit në fanellën e Barcelonës, por shkëlqeu edhe me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2020.

Mirëpo, duket mjaft e vështirë që Barcelona ta lë të largohet yllin e së ardhmes së saj.

Pedri po konsiderohet qysh tash si Andres Iniesta i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat