Kampionët zhgënjejnë

Futboll

Kampionët zhgënjejnë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:53
Kampionët zhgënjejnë

Kampionia në fuqi e Francës, Lille vijon të zhgënjejë këtë sezon, pasi është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Lorient, teksa pas 5 javëve të para të kampionatit kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore, duke arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë.

Largimi i trajnerit Galtier dhe disa lojtarëve nga sezoni i kaluar, kanë zbehur ndjeshëm forcën e Lille, që edhe mbrëmjen e sotme ndaj Lorient e pati të vështirë të kontrollojë lojën dhe në fund mori një humbje tërësisht të merituar për atë që tregoi në fushën e lojës.

Sfida u zhbllokua në minutën e shtatë me anë të Laurentie, ndërsa Lille riktheu baraspeshën përkohësisht në minutën e 25-të me anë të sulmuesit veteran turk, Burak Yilmaz.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, ishte Muffi që tre minuta para fundit të ndeshjes shënoi edhe golin e dytë për Lorient, duke u dhënë të tijve tre pikë mjaft të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat