Martin Odegaard flet për objektivat e Arsenalit

Futboll

Martin Odegaard flet për objektivat e Arsenalit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 07:40
Martin Odegaard

Martin Odegaard u transferua tek Arsenali nga Real Madridi këtë verë, për shumën e rreth 30 milion eurove, në një kontratë pesë-vjeçare.

Norvegjezi ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka treguar për synimet e ardhshme të klubit.

22-vjeçari pranon se synimi parësor i klubit është fillimisht rikthimi në futbollin evropian dhe pastaj të tentojnë fitimin e titullin të ligës dhe pse jo atë të Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se për këtë sezon padyshim që ne duam të kthehemi në futbollin evropian, kjo do të ishte e rëndësishme për ne, për lojtarët, për klubin, për tifozët”, theksoi Odegaard.

“Ne duam të kthehemi në futbollin evropian dhe pastaj shpresojmë që me kalimin e kohës të fitojmë trofe dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të fitojmë ligën brenda disa vitesh” shtoi norvegjezi. 

Odegaard u pyet gjithashtu nëse e sheh veten si një kapiten të ardhshëm të Arsenalit: “Do të ishte një nder i madh nëse do të vinte mundësia, por tani për tani jam duke u përqëndruar në të tashmen dhe duke përmirësuar paraqitjet e klubit,” përfundoi ai. 

Arsenali e luan ndeshjen e radhës në Premier Ligë ndaj Norwich nesër (e shtunë), me fillim nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat