Tri përballje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Futboll

Tri përballje interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Sot nis xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës.

Pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve të Kombëtareve, sot rikthehet në aksion Superliga e Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë tri duele interesante që zhvillohen nga ora 16:00.

Prishtina që nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri i shkon Drenicës të motivuar që të vazhdojë me rezultate pozitive.

Ballkani synon të arkëtojë tre pikë në shtëpi kundër Ulpianës.

Ndërsa përballje interesante pritet mes Malishevës dhe Dritës ku të dyja skuadrat kanë nga katër pikë të grumbulluara pas dy ndeshjeve të para.

Në ndërkohë nesër luhet dy ndeshjet tjera Gjilani – Dukagjini nga ora 15:00 dhe Llapi – Feronikeli 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat