Erion Shuku i bashkohet skuadrës nga Vinica

Futboll

Erion Shuku i bashkohet skuadrës nga Vinica

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:24
Erion Shuku i bashkohet skuadrës nga Vinica

Sulmuesi i talentuar i FC Shkupit, Erion Shuku në vazhdim të sezonit do të luaj në Ligën e Dytë – Lindje, me skuadrën e Slloga Vinicës, njofton “infOSport.mk”.

Hapësirat e pakta te skuadra nga Çairi kanë bërë që drejtuesit e skuadrës me rekomandim të trajnerit Goce Sedlloski ta huazojnë atë te skuadra nga Vinica, që mban ish emrin e skuadrës së FC Shkupit.

Shuku këtë edicion debutoi edhe në garat europiane me FC Shkupin, te e cila skuadër ka kaluar thuajse të gjitha gjeneratat, duke qenë vazhdimisht një ndër futbollistët më të dalluar.

Kujtojmë përveç Shukut, drejtuesit e FC Shkupit te Tikveshi huazuan edhe anëtarin e përfaqësueses shpresa të vendit, Aleksandar Gjurkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat