Manchester United bëri 114 postime për Ronaldon në rrjetet sociale që nga dita kur e transferuan

Futboll

Manchester United bëri 114 postime për Ronaldon në rrjetet sociale që nga dita kur e transferuan

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:40
Cristiano Ronaldo

Manchester United ka bërë plotë 114 postime për Cristiano Ronaldon nga dita që e transferuan në klub, deri në mëngjesin e djeshëm.

Ish ylli i Real Madridit, u largua nga Juventus në fund të afatit kalimtar duke u rikthyer në Manchester.

CR7 pritet t’i ndihmojë klubit anglez të rikthehen në krye, për të ‘luftuar’ për Premierligë dhe Ligë të Kampionëve.

Sipas Athletic, United që nga dita kur e transferuan Ronaldon kanë bërë plotë 117 postime brenda ditës.

Cristiano iu ka sjellë shumë edhe jashtë fushës, ngase klubi fitoi 3.7 milionë ndjekës më shumë në rrjetet sociale 24 orë pasi e zyrtarizuan.

Pos kësaj, zyrtarimi i CR7 ishte postimi më i pëlqyer në histori për sport në dy rrjetet sociale, Twitter dhe Instagram.

Ronaldo debutoi te Man United vikendin e kaluar kundër Neëcastle United duke shënuar dy golësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat