Gasperini: Ndaj Villarreal duhet të jemi perfektë

Futboll

Gasperini: Ndaj Villarreal duhet të jemi perfektë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 23:43
Gian Piero Gasperini

Atalanta është gati të përballet me Villareal. Italianë janë në një grup edhe me Manchester United he young Boys dhe trajneri Gian Piero Gasperini mendon se gjithçka është e komplikuar për ta, por do të bëjnë më të mirën e tyre në Champions League.

“E dimë se si Villareal luan, sidomos në shtëpi. Do jetë një ndeshje e rëndësishme në grup. Duhet të frymëzohemi nga lojërat e kampionatit, ku kemi qenë të pafat. Himni i Champions të jep tjetër motivim dhe duhet të jemi gati, pasi është sezoni i tretë që luajmë në këtë fazë. Ne përballemi me shumë ekipe të forta dhe nuk ka më mirë se të luash në këtë kompeticion”.

“Kemi mësuar shumë nga ajo humbje 4-0 që pësuam në debutimin tonë në Zagreb ndaj Dinamos. Morëm një goditje të mirë, por më pas bëmë gjëra të mira gjithashtu. Kemi të njëjtën dëshirë për të mësuar. Jemi në një grup të komplikuar, më të vështirë se vitet e tjera. Ne do bëjmë më të mirën tonë”.

“Young Boys u ka hapur probleme edhe më parë skuadrave italiane, nuk është aspak një grup i lehtë. Janë vetëm gjashtë ndeshje dhe nuk ka hapësira për gabime. Duhet të përpiqemi të marrim pikë në çdo fushë e në çdo ndeshje”.

“Ndaj Villareal duhet të bëjmë një nga ndeshjet më të mira, pasi cilësitë e ekipit spanjoll njihen nga të gjithë. Ata janë një ekip i mirë, me shumë njohuri dhe me aftësinë për të ndryshuar karakter.

Ata kanë fituar Europa League dhe kjo është një CV e mirë. Në Superkupë u mundën nga Chelsea vetëm me penallti. Për ne është nder i madh të luajmë në këtë kompeticion”, tha Gasperini në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat