Interi synon kalimin e grupit

Futboll

Interi synon kalimin e grupit

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:41
Interi synon kalimin e grupit

Në vigjilje të sfidës së parë të fazës së grupeve të sezonit të ri në Champions ndaj Realit të Madridit, trajneri i Interit, Simone Inzagi është shfaqur në konferencën për shtyp përpara mediave, duke analizuar këtë takim që është dhe debutimi i tij në Champions me skuadrën zikaltër:

Kalimi i grupeve – “Ajo që ishte, përfshirë vitin e kaluar, është e kaluara. Ne kemi një mundësi të madhe për të shkruar të tashmen, do të jetë një grup i ndërlikuar, por ne duam të ecim përpara.”

Ndeshje taktike – ” Ne luajtëm me një lojtar më pak për 20 minuta, ka keqardhje për ndeshjen me Sampdorian. Reali e ka rikuperuar Modriçin dhe driblon mirë, kur futen në thellësi për të krijuar hapësira do të na duhet të jemi të mirë në fazën e mos qarkullimit të topit për t’i bërë ata të vrapojnë shumë.”

Ndeshje deçizive – “Interi nuk ka arritur në raundin e 1/8-ve të Champions-it që nga viti 2011, duke filluar nga nesër do të fillojmë me qëllimin e qartë për të kaluar grupin.”

Ançeloti – “Ai është një nga më të suksesshmit në histori, ne kemi shkëmbyer disa biseda në të kaluarën, është kënaqësi të flasësh për futbollin me të. Nesër na duhet ndeshja perfekte.”

Bastoni – “Ai dëshiron të jetë, do të duhet të forcohet pak më shumë në stërvitje dhe do të shohim se çfarë përgjigjesh do të japë nëse do të jetë i gatshëm.”, përfundoi, tekniku zikaltër, Simone Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat