Në kohën e viteve të terrorit në Kosovë

Futboll

Në kohën e viteve të terrorit në Kosovë

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2021 Në ora: 14:29
Në kohën e viteve të terrorit në Kosovë

Të luash në fusha të improvizuara në vitet 1991-1999, ka qenë njësoj sikur të jesh në vijën e parë të frontit të luftës me regjimin serb.

Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan nga pushtuesi serb, sportistët shqiptarë u dëbuan në rrugë. 

Ish futbollisti llapjan, Fatmir Berisha, kujton vitet e terrorit.

Image

Sot 30 vjet me parë, me 14 shtator 1991 KF Llapi ka zhvilluar ndeshjen e parë ne Llukar ne futbollin e pavarur të Republikës se Kosovës kundër KF Ramiz Sadikut rezultati ishte 2:2 dhe është klubi i parë që zyrtarisht me vendim që është në procesverbalin e mbledhjes konstituive te organeve të FFK-së qe u mbajte me 20 gusht 1991 në shkollën ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë i ka bojkotuar garat e ashtuquajtura Kosovë e Metohi nga okupatori serb, ku atë kohë i kemi pas lajmet ne gjuhen shqipe ne Radio Zagreb vet[m 5 minuta.

Përmes kësaj ju ka bë apel të gjitha klubeve ju lutemi ti bashkangjiteni vendimit te KF Llapi që ta bojkotoni ligën e organizuar nga okupatori serb dhe ashtu ndodhi dhe u formua liga e Republikës se Kosovës me 20 klube e cila startoi me ndeshjen e parë me 13 shtator 1991 me ndeshjen KF Flamurtari - KF Prishtina, rezultati ishte 3:2 ne stadiumin e Flamurtarit”, ka shkruar Fatmi Berisha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat