Pioli qan mungesën e Ibrës

Futboll

Pioli qan mungesën e Ibrës

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:58
Pioli qan mungesën e Ibrës

Milani nuk do të ketë në dispozicion Zllatan Ibrahimoviç për ndeshjen kundër Liverpulit dhe ky duket se është një telash më vete për trajnerin Stefano Pioli. Ai ka pranuar se kishte planifikuar sulmuesin si titullar për këtë ndeshje e tashmë nuk dinte se cilin mes Rebiç dhe Zhiru të aktivizonte nga minuta e parë.

Ibra doli nga ndeshja e të dielës me një inflamacion në tendinë, shpresonim që mund të rikuperonte në ditën e pushimit por nuk ndodhi kështu. Sot ai provoi me skuadrën por vendosëm që të mos e rrezikojmë.

Për Zhiru, dy javë i ndalur kanë ndikuar në formën e tij, është mëkat pasi ishte shumë mirë. Dy ditë nuk janë të mjaftueshme për të qenë gati për 90 minuta por do ta bëjë një pjesë të ndeshjes. Sipas asaj që kishim provuar, Ibra duhej të ishte titullar, por tani kam dyshime se kush do të luajë mes Rebiç dhe Zhiru dhe cili do të jetë zëvendësuesi”, tha Pioli në konferencën e sotme.

Gjithsesi, edhe me këtë mungesë të rëndësishme, ai e di që nuk duhet humbur fokusi nga gjëja e rëndësishme, që Milani duhet të paraqitet sa më mirë në Ligën e Kampioneve ku kthehet pas një pauze të gjatë. “Historia e Milanit flet për Milanin në Champions por ekipi nuk ka qenë në këtë turne prej 7 vitesh.

Tani do të mundohemi të shkruajmë historinë e Milanit të Ibra, Kesi, Kjaer, Benaser e Kalabria. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë ndaj një kundërshtari të fortë, të drejtuar nga një trajner i madh dhe që dy vite më parë ka fituar Ligën e Kampioneve. Nuk i fshehim vështirësitë e kësaj ndeshje, por kemi mbërritur këtu me cilësitë tona”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat