Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri

Futboll

Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 13:07
Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri

Domenicali hedh dritë mbi kalendarin e ri!

Gjermania ka ekipin më të suksesshëm në Formula 1, Mercedesin, por sezonin e ardhshëm gjasat janë që të mos presë asnjë Çmim të Madh, as në Hockenheim dhe as në Nurburbring.

Këtë e bën me dije bosi i Formulës 1, Stefano Domenicali, i cili zbulon se organizatorët gjermanë janë ende të stepur për shkak të pandemisë dhe nuk kanë ndërmend të marrin përsipër mikpritjen e një gare për vitin 2022.

Sa i përket sezonit të ri, italiani Domenicali zbuloi se gjithçka do të nisë nga Çmimi i Madh i Bahreinit, teksa shtoi se gjasat janë që të shtohet një garë në Afrikë e të rikthehet edhe gara e Koresë së Jugut, që ka qenë edhe më herët pjesë e kalendarit të Formulës 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat